Sport

Klopp për golin e Alisson: E kemi shikuar dhjetë herë në zhevshtore

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores 1-2 ndaj West Bromit, ku është ndalur tek goli i Alisson Becker në minutën e fundit të ndeshjes.

Trajneri gjerman tha se pjesa e tij tek ky gol ishte se nuk e ndaloi brazilianin të shkonte në sulm dhe për këtë ai dukej mjaft i lumtur.

Klopp tha se ky ishte një gol i jashtëzakonshëm, dhe sikur ta shënonte Olivier Giroud të gjithë do të flisnin për këtë dhe kështu kërkon që edhe goli i portierit të trajtohet në të njëjtën mënyrë.

Pas kësaj fitore Reds vazhdojnë në pozitën e pestë, një pikë më pak se Chelsea duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button