Sport

Fitorja kundër Burnley ishte gjysmëfinale për Liverpoolin, thotë Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar fitoren e së mërkurës kundër Burnley si ndeshje gjysmëfinale në luftën e të kuqve për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Klopp thotë se mezi pret që skuadra e tij të mbarojë punën në atë që e ka quajtur finale kundër Crystal Palace në ditën e fundit të sezonit në Premierligë të dielën, transmeton Gazeta Express.

Golat nga Roberto Firmino, Nat Phillips dhe Alex Oxlade-Chamberlain ua siguruan tri pikë të kuqve kundër Palace dhe e kthyen në vendin e katërt në Premierligë për herë të parë që prej shkurtit.

Kjo nënkupton se një fitore pranë 10 mijë tifozëve në Anfield në ditën e fundit të sezonit do t’ia sigurojë Liverpoolit një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha: “Ishte gjysmëfinale. Na u desh ta fitonim gjysmëfinalen dhe e bëmë këtë. Asgjë nuk është vendosur ende por e kemi përmirësuar pozicionin tonë dhe tani e kemi një finale”.

“Tani duhet ta rimarrim veten shpejt. Mezi pres t’i shoh 10 mijë tifozë në Anfield. Asgjë nuk është vendosur, Palace është i fortë”, shtoi ai. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button