Lajmet e funditVendi

Vitia: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se kam refuzuar nënshkrimin për vaksinat

Ministri i Shëndetësisë,Arben Vitia, tha se është i gatshëm të jep dorëheqje nga detyra e ministrit nëse del që ka refuzuar nënshkrimin për furnizimin me vaksina anti- Covid, raporton Ekonomia Online

Ai është shprehur se nuk ka refuzuar asnjë nënshkrim
që dëmton procesin e sigurimit të vaksinave.

“Unë si ministër asnjëherë nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim  që dëmton procesin e ardhjes së vaksinave, unë jam i gatshëm që të jap dorëheqje nga detyra e ministrit nëse vërtetohet një gjë e tillë”, tha ai.

Javën e kaluar ishte raportuar se ministri Vitia ka refuzuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.

Vitia: jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se kam refuzuar nënshkrimin për vaksinat
Vitia: jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se kam refuzuar nënshkrimin për vaksinat » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button