Lajmet e funditVendi

Tojal i PDK për shtyrjen e zgjedhjeve: VV-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK) Shaqir Totaj, në një intervistë për Ekonomia
Online ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme.

Por që sipas tij, fushata duhet të shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale
që e kemi me pandeminë.

“Shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme dhe besoj që
kjo nuk do të ndodhë. Mirëpo ndoshta kishte me qenë racionale që fushata të
shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale që e kemi me pandeminë”.

Totajt pohon se kërkesa e Vetëvendosjes për shtyrje të zgjedhjeve vjen si
pasojë e frikës se mund të humbin në shumicën e komunave.

“Duke u bazuar në informacionet që marrim nga tereni çdo ditë ata aspak nuk
e kanë gjendjen e mirë në teren dhe aktualizimi i kërkesës për ti shtyrë
zgjedhjet vjen si pasojë e një frike që i ka kapluar ata dhe tentojnë të
krijojnë huti”.

Mes tjerash, ai tha se puna e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka karakterizohet
me shumë dështime dhe mospërmbushje të premtimeve të dhëna para fushatës
paraelektorale, raporton EO.

“Puna e kryetarit në katër vjetët e kaluara është një punë që karakterizohet
me shumë dështime dhe mos përmbushje të premtimeve të dhëna para fushatës
paraelektorale. Një keqmenaxhim të financave publike”.

“Buxheti i komunës ka pasur deficit prej 30 milion euro për 4 vjet. Asnjë shkollë në Prizren nuk ka drejtor të rregullt por të gjithë janë ushtrues detyre. Asnjë konkurs nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt. Në shëndetësi karakterizohet me një dështim në menaxhim të pandemisë”.

Tojal i pdk për shtyrjen e zgjedhjeve: vv-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave
Tojal i pdk për shtyrjen e zgjedhjeve: vv-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button