Lajmet e funditVendi

Selmanaj tregon se a i ka dhënë LDK-ja nënshkrimet për ta dërguar çështjen Daka në Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka konfirmuar se LDK-ja ende nuk i ka dhënë nënshkrimet për dërgimin e vendimit për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ-ja, në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se LDK-ja ende nuk ka vendim lidhur me këtë çështje.

Selmanaj shtoi se personalisht është i qëndrimit se nënshkrimet duhet të jepen nga LDK-ja.

“LDK-ja ende nuk e ka ndonjë vendim për të dhënë votën për dërgimin e çështjes së shkarkimit të Valdete Dakës nga KQZ-ja. Ne kemi reaguar si grup parlamentar dhe më duket e pakuptimtë që të mos i japim nënshkrimet. Personalisht mendoj se nënshkrimet duhet të jepen dhe që çështja Daka të dërgohet në Kushtetuese. Këtë çështje do ta diskutojmë edhe me grupin parlamentar dhe do të vendosim për nënshkrimet”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button