Lajmet e funditVendi

Rama për kundërkandidatët: Janë djem të mirë, por nuk kanë eksperiencë në konkretizimin e ideve

Kandidati i Lidhjes
Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, tha se asnjë
nga kandidatët e tjerë për kryeqytetin nuk kanë eksperiencë në menaxhimin dhe konkretizimin
e projekteve. Ky fakt sipas tij, e bën atë si kandidatin më të përshtatshëm për
Prishtinën, raporton Ekonomia Online.

Rama një prononcim
për Ekonomia Online tha se gara për Prishtinën është e vështirë, por që është i
bindur se do të dal i pari.

Si plan për katër
vjet qeverisje, ka fuqizimin e fshatrave. Ai thotë se është një praktik që po
përdoret nga shtetet Evropiane.

“Unë sa ma
shumë që po takohem, sepse jemi në terren për arsye se kam qenë një figurë e
panjohur për shumicën e qytetarëve të Prishtinës, mirëpo me takimet e shumta
dhe informatat që po i marr po kuptojë thelbin e problematikës, mendoj se
besimin e kemi fituar shumë e më shumë, edhe në bazë të numrave po tregojmë se
ne do të jemi fitues të Prishtinës, pra unë do të jem kryetar i
Prishtinës”.

“Unë mendoj që
është euforia e Vetëvendosjes me të cilën ballafaqohemi, mirëpo në aspektin e
kundër kandidatëve mendoj që të gjithë janë djem të mirë dhe të fushave të
mira, mirëpo me të vërtetë mendoj që duhet me qenë një person i cili ka
eksperiencë në aspektin e menaxhimit, në aspektin e kuptimit të qytetit e
proceseve të projekteve në mënyrë që mos të mbesin gjërat si ide, e këtë e bëjë
unë çdo ditë, kështu që nuk mendoj që nuk shoh ndonjë kundër kandidat që do të
ishte në pozitë më të mirë se unë”.

“Gara për
Prishtinë gjithmonë është shumë  vështirë
me kandidat serioz edhe unë e shoh si të tillë, mirëpo kam biseduar edhe më
përpara që tash duhet të shikohet se qytetari i Prishtinës këtë garë do ta
shikojë si garë të ideve, garë për njerëz që me të vërtet e duan
Prishtinën”.

“Fshatrat,
tash ne duhet dhe plani jonë është që t’i fuqizojmë fshatrat për arsye se
politikat e Evropës janë të fokusuar në fuqizimin e fshatrave edhe aspekti koha
e pandemisë na ka treguar që ne kemi me qenë dhe mundemi me krijuar e me
zhvillu prej çfarëdo pike, e kemi një natyrë të mrekullueshme në komunën e
Prishtinës, pjesa e Gollakut e cila ka pjesë dhe është natyrë spektakolare ku
njeriu duhet të ketë akse në aspektin e agroturizmit, në aspektin e turizmit
rural dhe ne t’i fuqizojmë këto zona dhe të krijojmë mundësi që të krijojmë
punësim”.

Tutje, kandidati i
LDK-së ka sqaruar projektin e tij pranë liqenit të Badocit, i cili u anulua nga
Komuna Prishtinës. Rama tha se projekti ka qenë brenda kornizave ligjore, duke
shtuar se është munduar ta mbroj ambientin në këtë pjesë.

“Unë projektin
e kam bërë brenda rregullativave dhe gjithçka ka qenë ligjore dhe ajo tash
dihet, të gjitha kanë qenë ligjore dhe gjithmonë kam punuar edhe punojë për
gjëra me ligj edhe brenda ligjit, të gjithë ne duhet të trajtohemi njësoj, dhe
deri në momentin kur dikush trajtohet ndryshe nga dikush tjetër atëherë nuk
kemi shtet, nuk kemi barazi, barazia duhet të jetë e çdo anshme, dhe kjo është
ndal si me një shenjë proteste dhe unë vazhdoj me projekte të tjera, pikërisht
ligji e ka lejuar dhe unë në bazë të ligjit unë jam munduar me mbrojt këtë
pjesë fantastike”.

Ndërsa, Rama ka
treguar se ka një pilot projekt për zonën e Butovcit ku nuk do të përdoret
betoni aspak.

“Në zonën e Butovcit, kemi një pilot projekt i cili është në ndërlidhshmëri të plotë me natyrën ku nuk përdoret betoni, por druri si aspekt dhe e fuqizojmë këtë zonë, dhe pjesët tjetra mundemi me i fuqizuar”.

Rama për kundërkandidatët: janë djem të mirë, por nuk kanë eksperiencë në konkretizimin e ideve
Rama për kundërkandidatët: janë djem të mirë, por nuk kanë eksperiencë në konkretizimin e ideve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button