Lajmet e funditVendi

UBT përuron qendrën më moderne të shkencës, teknologjisë e inovacionit “Smart City Center”

Është përuruar
Qendra më e madhe dhe më moderne e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në
Kosovë, UBT Smart City Center, raporton Ekonomia Online.

Ky objekti i ka 28
mijë metra katrorë, me një arkitekturë të veçantë të bazuar në standarde të
larta të ndërtimit, laboratorët, konviktin, bibliotekën, kuzhinën, inkubatorët,
industritë e vogla, hapësirat për biznese të reja, qendrat kreative, si dhe
hapësirat sportive, do të jetë vendi i gjeneratave të së ardhmes, ku dijen e
tyre do ta rrisin edhe më shumë përbrenda kësaj qendre unike.

Rektori i UBT-së,
Edmond Hajrizi, tha se 20 vjet më pas kur nisën punën hapësirat e këtij institucioni
ishin shumë të vogla, përderisa pas shumë investimesh kanë arritur që krijojnë hapësira
moderne për studentët.

Sipas tij, me gjithë
këto investime kanë krijuar një institucion modern jo vetëm në Kosovë por edhe në
rajon.

“20 vjet më
parë e nisëm punën si UBT në hapësirat tona të punës shumë të vogla. Pritjet,
synimet dhe ambiciet edhe atëherë ishin shume të mëdha. Lufta sapo kishte përfunduar,
infrastruktura universitare dhe shkollimi i lartë  kishte marrë një goditje të rëndë në të
gjitha sferat”.

“Unë pash tek të rinjtë
të hekurt për të ecur përpara krah moshatarëve te tyre perëndimor. 20 vite më
vonë, në jemi në këtë objektin e ri, po e përmbushim objektivin tonë që ua dhamë
studentëve, siç janë universitetet mbarë boten”.

“Për këtë kemi
krijuar një institucion modern jo vetëm në Kosovë dhe rajon. Ne i kemi kuptuar
rolin transformuar që e kanë universitetet në secilin shtet dhe ky ishte motivi
kryesor për ta shndërruar Kosovën në shoqëri të dijës dhe të aftë”, tha
Hajrizi.

Në kuadër të përkrahjes
që i ka dhënë këtij institucioni arsimor, rektori Hajrizi ka ndarë një mirënjohje
për komunën e Lipjanit.

Drejtoresha e
Urbanizmit në këtë komunë, Emina Reçic, tha se UBT-ja është një ndër institucionet
më kualitative në vend.

“Para 19
vitesh kisha fatin ta njoh për së afërmi Edmondin, ku ishim takuar për një
projekt arsimor, ku në një bibliotekë të vogël, e kam parë vullnetin dhe mençurin
e tij, e kam parë se do të arrijë. UBT-së i dëshiroj jetëgjatësi, te arrijnë më
shumë sukses”, tha ajo

Arkitekti i këtij
objekti, Skënder Kosumi, tha se objekti që është ndërtuar ka hapësirë sa gjitha
objektet tjera që kanë pasur, raporton EO.
“Jam angazhuar në punët fizike dhe teknike. Arkitektura
është pasqyre e njeriut dhe domosdo duhet përgjegjësi ndaj së ardhmes. Qëllimi
ka qenë një infrastrukture kompakte dhe një objekt shumq masiv, pra më shumë se
gjitha i objektet tjera së bashku”, tha ai.

Ubt përuron qendrën më moderne të shkencës, teknologjisë e inovacionit “smart city center”
Ubt përuron qendrën më moderne të shkencës, teknologjisë e inovacionit “smart city center” » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button