Lajmet e funditVendi

Nagavci: Mësimi vazhdon sipas skenarëve e rekomandimeve të IKShPK-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur konferencë për medie,
ku ka folur për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si
ministre, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka thënë se të gjitha
temat që kanë të bëjnë me arsimin janë në interes të publikut dhe çdo dy javë të
ditën e premte do të kemi konferencë për medie.

Ajo tha se një prej vendimeve të para
ka qenë mësimi plotësues, proces ky që sipas saj, është zhvilluar në fokus te
shkollat fillore te klasat e parë dhe dytë.

Nagavci ka sqaruar se ka pasur kërkesa
që të kalohet në orare të plotë të mësimit, po tha se ky vit shkollor do të
vazhdojë sipas skenarëve paraprak dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

“Na janë përcjellë raportet për
numrin e nxënësve dhe puna po vazhdon. Kemi marrë vendimin edhe për  441 nxënës të komunës së Kamenicës nuk kanë
marrë pjesë në procesin e rregullt mësimor”.

“Organizimin alternativ të përshpejtuar.
Është ofrua mbështetje për matemacientë dhe besoj se do të na sjellin suksese
nxënësi tanë këtë proces. Ne synojmë të sigurojmë financim në shkolla në mënyrë
që të arrijmë suksese më të mira të procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Është
në përfundim edhe anëtarë për këshillin shtetëror të cilësisë ne kemi përfunduar
procedurat dhe urgjenca është se janë në pritje 239 raporte. Janë duke u marrë
hapa edhe për ndërtimin e kapacitetet për Agjencinë për Akreditim. Ka filluar
edhe procedurat për rekrutimin e stafit”.

“Këshilli kombëtar i shkencës do të
hartojë edhe programin kombëtar të shkencës. Me 2 qershor kam nënshkruar vendim
për 90 bursa. Këto bursa do të ndahen nga MAShI. Numri do të jetë 40 bursa. Për
gratë shtatzëna ashtu që vendosin që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të mos
marrin pjesë fizikisht në klasë. Disa nga punët tjera është edhe dy vendime për
emërimin e tre anëtarë në Prizren dhe 3 anëtarëve në UP të Pejës”.

“Poashtu është edhe nënshkrimi i
memorandumit me Britaninë për fuqizimin e prokurimit publik. Poashtu janë ndarë  3 milionë e 500 mijë euro për nxënës të arsimit
profesional dhe fëmijët e edukimit të hershëm. Ka pasur kërkesa që të kalohet në
mësim të plotë. Por deri në fund të 2 korrikut të vazhdohet sipas skenarëve
A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK. Në lidhje me provimin e maturës që do të
mbahet 26 qershor janë bërë të gjitha përgatitjet”.

Tutje Nagavci foli edhe për
fillimin e universitetin në veri të Mitrovicës duke shtuar se ky universitete
menaxhohet nga drejtuesit e kësaj komune, raporton EO.
“Kjo çështje
duhet të adresohet përmes dialogut. Ligji për arsimin në komuna përcakton se
universiteti i veriut ka të drejtë të bëjë investime në infrastrukturën e tij.
Edhe nuk e financojmë atë

Nagavci: mësimi vazhdon sipas skenarëve e rekomandimeve të ikshpk-së
Nagavci: mësimi vazhdon sipas skenarëve e rekomandimeve të ikshpk-së » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button