Lajmet e funditVendi

Kush është dhe çfarë lidhje ka me Kosovën ambasadori i ri amerikan në Prishtinë?

Jeffrey Hovenier është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë.

Ai detyrën e tij do ta marrë në janar, teksa në këtë pozitë e zëvendëson Philip Kosnett-in, shkruan lajmi.net.

Por kush është Jeffrey Hovenier?

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan.

Ai ka qenë pjesë e stafit të të Dërgurit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Ai deri në marrjen e pozitës së ambasadorit ka qenë zëvendësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Turqi.

Hovenier gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Ëashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Në 2018, Hovenier ishte takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi teksa ky i fundit e kishte dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

Sipas mediave të huaja, Hovenier është duke kryer detajet e fundit rreth vendbanimit të tij dhe së shpejti do të zhvendoset në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button