Lajmet e funditVendi

Kurti pret në takim kryediplomatin gjerman

Kryeministri i Kosoës Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, raporton Ekonomia Online.

Heiko Maas, ka mbërritur në ora 14:00 aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. Para takimit me Kurtin, kryediplomati gjerman është takuar me presidenten Vjosa Osmanin. Më pas të dy kanë mbajtur konferencë për medie.

Një orë më pas, në 17:30, ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.

Kurti pret në takim kryediplomatin gjerman
Kurti pret në takim kryediplomatin gjerman » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Kurti pret në takim kryediplomatin gjerman
Kurti pret në takim kryediplomatin gjerman » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button