Lajmet e funditVendi

Komisioni diskuton për fushëveprimtarinë dhe konkursin për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e mbajtur ky Komision ka miratuar
edhe fushëveprimtarinë e tij, ku u tha se bashkëpunimi me komisionet parlamentare
te vendeve tjera duhet të rritet.

Anëtari i Komisionit nga VV-ja, Fitim Uka, tha
se në mesin e përgjegjësive është edhe inicimi i ligjeve, dhe se duhet bërë atë.
Ai po ashtu përmendi edhe bashkëpunimin me komisionet parlamentare të vendeve të
Evropës.

“Mendoj që kishte me qenë mirë që duhet të
iniciojmë ligje që e përcaktojnë cilësinë në fushën e arsimit. Bashkëpunimi me
komisione evropiane parlamentare është bashkëpunimi me komisione parlamentare.

Kryetari  Arian Gola tha se duhet intensifikuar bashkëpunimi
me komisionet evropiane parlamentare. Ai propozoi që këto dy nisma të përfshihen
shprehimisht në këto fushëveprimtari. 

Vlora Dumoshi tha se nga Ministra e Kulturës
janë disa ligje që duhet të vijnë, dhe ku duhet t’i ipet hapësirë trashëgimisë
kulturore.

Ajo theksoi faktin se Qeveria ende nuk ka dorëzuar
një plan të punës.

“Në Ministrin e Kulturës janë disa ligje
që duhet të vijnë t’i japin hapësirë edhe trashëgimisë kulturore. Për një muaj
nuk kemi program të punës dhe uroi që të kalojë sa më shpejt në mënyrë që të
dihen sa më qartë pikat e diskutimit”, tha ajo.

Ndërsa, Memli Krasniqi theksoi se është një
Komision që ka shumë rëndësi, por tha se çështja e fushëveprimtarisë është e
rregulluar me Kushtetutë. Krasniqi tha se komisionet duhet të bashkëpunojë njëra
me tjetrën.

 “Puna
jonë është e rregulluar prej Kushtetutës dhe i listojmë punët të vetëkuptueshme
që duhet ti bëjmë dhe po i lëmë gjëra e rëndësishme anash. Komisionet duhet të
bashkëpunojnë njëri me tjetrin”, tha Krasniqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button