Lajmet e funditVendi

Ftesa e Listës “Guxo” dhe Alternativës – Hoxha: Opozita s’mund t’ia definojë kompetencat presidentes

Ftesa e presidentes Vjosa Osmani ndaj dy partive të pa certifikuara për të qenë pjesë e takimit konsultativ për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, është e drejtë e të parës së shtetit. Mirëpo, arsyetimi për këtë veprim ishte arrogant, kështu tha për Ekonomia Online, Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në “FOL”.

Hoxha tha se është e rëndësishme që në kësi
lloj takimesh të jenë prezent të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet
lokale.

“Vendimi mundet me u interpretua në mënyra
të ndryshme, mirëpo në praktik çka ka qenë e rëndësishme pjesëmarrja e individëve
dhe përfaqësuesit e partive politike. E kemi parasysh që dy përfaqësueset e
subjekteve që nuk janë të certifikuar si pjesë të zgjedhjeve kanë qenë pjesë e
takimit, e kjo mbetet në diskrecionin e presidentes me vendos për çështjen e
konsultimeve, edhe pse aty duket që një pjesë e partive të tjera siç janë të
Nismas apo të AKR-së që nuk kanë qenë prezent, çka ka ndodh me ftesat e tyre
nuk mundemi me hamendësua, mendoj që është e nevojshme në vendimet e tilla të
cilat ndikojnë gjithë subjekte politike, të jenë pjesëmarrës të gjitha partitë
në takimet konsultative. Por prapë se prapë këto mbetën takime konsultative dhe
vendimmarrja mbetet e presidentes”.

Sa i përket kritikave të partive opozitare për
pjesëmarrjen e dy partive të pa certifikuara Lista Guxo dhe Alternativa, ai
thotë se subjektet politike nuk mund të definojnë kompetencat e presidentes.

“Definitivisht që tregon që po, po edhe në
të njëjtën kohë duhet me pas parasysh që janë disa përgjegjësi të ndara dhe ajo
nuk është përgjegjësi e një partie opozitare apo tjetër për më definua funksionin
dhe kompetencat e institucionit tjetër të pavarur siç është presidenca, prandaj
mënyra e shprehjes mund të jetë gabim por gjithsesi që kjo duhet të reflektoj edhe
në rregullore edhe në çështjen e kompetencave ku nuk duhet të ndërhyj njëri apo
tjetri në kompetencat e tjetrit. Prapë se prapë vendimet për zgjedhësit tanë
kanë me u marr prej qytetarëve, tash i kemi zgjedhjet lokale, por veprimet e
tilla si autoritet i lartë i vlerësimit duhet të jenë vetëm qytetarët dhe jo
personat individ të partive që mundet me i pëlqye ose jo një mënyrë e të bërit
politikë prej institucionit tjetër të pavarur. Kështu që ajo mundet me qenë
preferencë individuale por në praktik duhet me u definua qartë kush çfarë
kompetenca kush çfarë kompetenca ka, dhe cilat janë përgjegjësi e secilit”.

Në takimin e presidentes Osmani me partitë politike i mbajtur të hënën, ku u vendos që data e zgjedhjeve lokale te mbetet ajo që ka qenë (17 tetori), pjesëmarrëse ishin edhe përfaqësueset nga  Lista “Guxo” dhe Alternativa.

Për këtë veprim partitë opozitare patën
kritika, mirëpo presidentja Osmani tha se ka ftuar të gjitha partitë, duke
shtuar se “tek e fundit ajo vendosë kënd ta ftojë në takim
konsultativ”.

Megjithatë, nga Nisma kanë thënë se nuk kanë marr ftesë për takimin konsultativ.

Ftesa e listës “guxo” dhe alternativës – hoxha: opozita s’mund t’ia definojë kompetencat presidentes
Ftesa e listës “guxo” dhe alternativës – hoxha: opozita s’mund t’ia definojë kompetencat presidentes » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button