Lajmet e funditVendi

Abdixhiku falënderon OSBE-në për përkrahjen proceseve në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi Sadiku, kanë pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Kryetari Abdixhiku e falenderoi Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës.

Ndërsa, Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit dhe mbështetjes së institucioneve tona.

Në takim u bisedua me theks të veçantë për avancimin e gruas në shoqëri, zhvillimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button