Lajmet e funditRajoni

Televizioni boshnjak e shfaq flamurin e Kosovës, reagime të ashpra në Beograd

Flamuri i Kosovës është shfaqur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të ri “Global” në televizionin boshnjak “BN”, transmeton Gazeta Express.

Flamuri i shtetit të Kosovës u shfaq në ekran pranë flamujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

BN TV u vu në qendër të vëmendjes së mediave serbe, të cilat e cilësuan skandal atë që ndodhi.

Për këtë pati edhe disa reagime tjera, në të cilat ky televizion cilësohej si antiserb dhe bëhej thirrje për bojkotimin e tij.

Në fund të marsit, në të njëjtin emision në BN TV, Kosova u shfaq e ndarë nga Serbia.

Më parë, televizioni i drejtuar nga gazetari Marko Jeremiq e kishte shfaqur hartën e Sanxhakut me vija të theksuara të kuqe duke e ndarë atë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Televizioni boshnjak e shfaq flamurin e kosovës, reagime të ashpra në beograd
Televizioni boshnjak e shfaq flamurin e kosovës, reagime të ashpra në beograd » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button