Lajmet e funditRajoni

Erdogan hap sesionin parlamentar shqiptar për këtë vit, mediat greke: Ka marrëveshje sekrete

Mediat greke kanë komentuar vizitën e planifikuar nga Erdogan në Shqipëri ku do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin shqiptar në seancën e parë të sesionit të këtij viti. Presidenti turk ka vendosur që të jetë në Shqipëri në datën 17 janar, pikërisht në atë ditë që njihet si data e vdekjes së heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu. Mësohet deri më tani se kjo vizitë bëhet me rastin e inagurimin e shtëpive të ndërtuara nga turqit, nuk dihet nëse ka simbolikë tjetër.

Por vizita e Erdogan nuk ka mbetur pa u komentuar nga mediat greke të cilat shkruajnë se kjo vizitë do të shërbente si akt për të treguar mbështetje ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e përcaktojnë si “mik” të Erdogan.

Ndërsa thuhet gjithashtu se Ankaraja do të bënte presion ndaj vendeve të tjera për të njohur Kosovën gjithashtu kishte nënshkruar një marrëveshje sekrete për dëbimin e gylenistëve nga Shqipëria.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button