BotaLajmet e fundit

Kriza e migrantëve, Kamala Harris viziton kufirin e ShBA-së

Kamala Harris e ka bërë udhëtimin e parë të saj si zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kufirin jugor të vendit, pasi Shtëpia e Bardhë është duke u ballafaquar me presionin politik mbi krizën në rritje të emigrantëve.

Në El Paso të Teksasit, Harris bëri thirrje që të mos i drejtohet askujt “gishti për fajësim”, derisa vetë kritikoi ish-presidentin Donald Trump.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një rekord të migrantëve pa dokumentacion që kanë ardhur gjatë këtij viti, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Numri i azilkërkueseve dhe migrantëve ikin nga varfëria, korrupsioni dhe dhuna ndërmjet bandave në Amerikën Latine pritet që të rritet edhe më shumë gjatë muajve të verës.

Gjatë këtij udhëtimi zëvendëspresidentja vizitoi objektet ku qëndrojnë azilkërkuesit dhe takoi disa vogëlushe migrante të moshës 9 deri 16 vjeç, jo shumë larg kufirit.

Mirëpo, kritikët thanë se Harris duhej ta vizitonte një hapësirë me tenda në Fort Bliss aty ku po mbahen fëmijët e shumtë migrantë, pasi aty ka probleme shumë serioze të abuzimit seksual, urisë, ushqimeve të paziera dhe më kryesorja vendstrehimi i cili është problem çdo herë kur ka shi ose stuhi.

Madje, përkrahësit e Trumpit protestuan për këtë vizitë duke thënë “Sa vajza të vogla duhet të përdhunohen që kjo të cilësohet si krizë?”.

Pas këtij takimi administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se do të hetojnë kushtet në këtë zonë ku po qëndrojnë shumë migrantë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button