Konkurse & NjoftimePune

Zyrtar/e për Çështje Juridike – Kastori

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr 105 të datës 11.02.2021 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

  • Zyrtar për Çështje Juridike në QKMF– Vushtrri.

Numri i pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Shërbimit Juridik në QKMF Vushtrri;
Grada/Koeficienti: 7.20;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Është përgjegjës për kualitetin e punës dhe ndërmerr masa adekuate për përmirësimin e tyre në shërbimin Juridik;
  • Jep interpretime ligjore për çështjet që kërkohet zgjedhja e tyre sipas detyrave që i jep shefi i zyrës ligjore;
  • Kryen punët e përfaqësimit të QKMF sipas autorizimit;
  • Përpilon në bashkëpunim me shefin e zyrës ligjore shkresa të ndryshme, vendime, ankesa, autorizime, konkluzione, urdhëresa sipas nevojës së Institucionit;
  • Formulimi i Kontratave të llojeve të ndryshme për nevojat e Institucionit shëndetësor;
  • Merrë pjesë në përpilimin e akteve normative të QKMF;
  • Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Shefit të Shërbimit Juridik;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit

Kualifikimi profesional, aftësitë:

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 22.03.2021-05.04.2021.

Paraqitja e kërkesave: 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel    038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Related Articles

Back to top button