FashionLife Style

Veshja e zgjedhur nga Olivia Rodrigo në Shtëpinë e Bardhë është më e vjetër se vetë ajo

Dje (ë mërkurë), 18-vjeçarja u takua me Presidentin Joe Biden dhe Dr. Anthony Fauci në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rëndësinë e vaksinimeve midis bashkëmoshatarëve të saj.

Rodrigo buzëqeshi ndërsa hyri në krahun perëndimor, e veshur me një kostum të cilësisë së mirë nga marka Chanel.

Xhaketa e saj rozë dhe mini fundi datojnë nga koleksioni i pranverës 1995 i shtëpisë së modës franceze – duke e bërë pamjen tetë vjet më të vjetër se këngëtarja, e cila lindi në vitin 2002.

Rodrigo e shoqëroi kostumin e saj të cilësisë së mirë me taka të bardha nga marka Giuseppe Zanotti dhe çorape të zeza, dhe shtoi si aksesorë një çantë të vogël kamoshi të zezë nga Amina Muaddi, teksa vendosi edhe unaza dhe vathë të shumtë argjendi.

Këngëtarja foli në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë për fushatën e tyre të vaksinimit për të rinjtë, duke i nxitur bashkëmoshatarët e saj adoleshentë të marrin vaksinën.


“Jam e mahnitur nga puna që kanë bërë Presidenti Biden dhe Dr. Fauci dhe isha e lumtur të ndihmoja për të dhënë mbështetjen time për këtë nismë të rëndësishme”, tha Rodrigo për shtypin. “Është e rëndësishme të keni biseda me miqtë dhe anëtarët e familjes duke inkurajuar të gjitha komunitetet të vaksinohen”. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button