Statuti

Statuti i  “ARDHMËRIA RINORE EUROPIANE NË AKTIVIZËM”

Ky statut do të qeverisë shoqatën jofitimprurëse “ARDHMËRIA RINORE EUROPIANE NË AKTIVIZËM”, të themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Neni 1

Emri, forma dhe adresa

1. Organizata do të quhet “ARDHMËRIA RINORE EUROPIANE NË AKTIVIZËM”

2. Ajo mund të njihet edhe si ARENA

3. Organizata është shoqatë jofitimprurëse, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë.

5.   Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQ-së dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet, përveç, nëse organi drejtues vendos, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për OJQ-në, dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese.

6. Organizata mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse, në pajtim me paragrafin 1.4 të këtij Statuti dhe nenin 4 të Ligjit për Lirim të Asociimit në OJQ 04/L-57, me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në këtë statut.

7.  Organizata e ka zyrën e saj qendrore në Objekti – ArenaMediale   
Rruga: Fehmi Agani p.n.  Gjakovë 50000 KOSOVË .

Neni 2

Themeluesit

1.  Themelues të organizatës janë:

Emri dhe MbiemriNumri personalPërkatësia KombëtareAdresae vendbanimitE-mailNr.tel
Edon Gërbani

1232695109

Egjiptas
H.Hana
285/Gjakovë/ Gjakovë
Edongerbani@gmail.com+37745145635
Besnik Puqa
1232691090

Egjiptas
Rr. Ali Pash Tepelena
83/Gjakovë/ Gjakovë
besnikpuqa@icloud.com+37744269862
Edison Qukani

1232557695

Egjiptas
Rr. Haxhi Zeka
103/Gjakovë/ Gjakovë
edisonqukani@hotmail.com+37744386106
Leoras Tafoshi1231818533EgjiptasRr Sadedin Shehu/Gjakovë/ Gjakovëleorastafoshigjk91@gmail.com+38649553819
Robert Puqa1231819173EgjiptasRr. Haxhi Zeka 73/Gjakovë/ Gjakovërobertpuqa@gmail.com +37745377305

2. Kuvendi i Anëtarëve vendos për përfaqësuesin e autorizuar të OJQ-së, i/e cili/a përfaqëson organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo është përgjegjës për informimin e autoriteteve kompetente për çfarëdo ndryshimi në të dhënat e deklaruara në rastin e regjistrimit të organizatës.

Neni 3

Qëllimi

1.  Organizata është themeluar me qëllim të:

Promovimit të qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse në proceset shoqërore, avancimit të pozitës së rinisë, gruas dhe komuniteve në proceset vendimmarrëse.
Ofrimin e trajnimeve falas per teknologji informative, organizimin e treyzave dhe takimeve lidhur me avancimin e rinise, gruas dhe komuniteve në proceset vendimmarrëse.
Të publikojë broshurat dhe revista në lidhje me teknologjinë e informacionit.
Hulumtime në fushën e medias dhe komunikimit.
Bashkpunim me shoqata, institucione lokale dhe qendrore.


2. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve:

*Trajnime, sesione e tribuna te ndryshme, dokumentare-emisione ne media, shfaqje teatrale dhe aktivitete per promovimin e te drejtave te njeriut, me theks te veqante grave dhe femijve. Trajnime dhe sesione informuese rreth kultures dhe tradites, organizime te programeve te ndryshme kulturo-artistike, rinore dhe sportive si dhe vizita studimore.
*Ofrimin e trajnimeve në fushën e komunikimin dhe marrëdhënieve me publikun;
*Ofrimi i rezultateve të matshme për çështje të rëndësishme në fushën e medias dhe komunikimit;
* Informimi publik edukim, trajnim, seminare  rreth teknologjisë informative.

Neni 4

Anëtarësimi

1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.

2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsimit nga anëtarët. Në rast të vendosjes së pagesës së anëtarësimit, Kuvendi do të vendosë për rregullat dhe procedurat e pagesës së anëtarësimit, përfshirë marrjen e masave të ndryshme, deri në përjashtimin e anëtarit nga organizata në rast të mospagesës së anëtarësisë.

3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të keqpërdorimit të Statutit. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.

4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.

Neni 5

Kuvendi i Anëtarëve

1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.

2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQ-së. Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.

3. Përpos përgjegjësive të rezervuara që ka, Kuvendi i Shoqatës gjithashtu ka edhe këto përgjegjësi:

– të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës,
– të kontrollojë mbarëvajtjen e punës dhe atë financiare sa herë që e sheh të nevojshme.
– të emëron përfaqësuesin e autorizuar

– të ndryshojë statutin


4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në organin tjetër udhëheqës të ndërmjetm Bordi,  ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij, me përjashtim të përgjegjësive të cilat nuk delegohen sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe paragrafit 2 të Neni 5 të këtij Statuti.

Neni 6

Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, deyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.

2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga organet tjera të ndërmjetme. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.

3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku dhjetë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.

4. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.

5. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve.

6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.

7. Asnjë anëtari të Kuvendit të Anëtarëve nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Kuvendit të Anëtarëve konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 7

Organi udhëheqës i ndërmjetëm – Bordi

1. Bazuar në përgjegjësitë e dhëna me këtë statut, organi udhëheqës i ndërmjetëm Bordi Ekzekutiv duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.

2. Bordi do të ketë këto përgjegjësi:

– të propozoj përfaqësuesin e autorizuar të organizatës, të propozoj ndryshimin e statutit, të kontrollojë implementimin e qëllimit dhe aktiviteteve të parapara në statut, mbikqyrja e punës së zyrtarëve dhe nëpunësve të OJQ-së.

3. Bordi zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash.

4. Bordi do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të zgjedhet si Kryesues i Bordit.

5. Anëtarët e Bordit mund  të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.

6. Anëtarët e Bordit mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të Kuvendit të Shoqatës.

7. Mandati i anëtarit të Bordit pushon:

Në rast të vdekjes,

dorëheqjes ose

shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve.

8 Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Bordit, Kuvendi i Shoqatës duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer me mandat të ri.

9. Vendimet në Bord merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë.

10. Bordi mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.

10. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet anëtarëve të Bordit pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë.

11. Asnjë anëtari të Bordit nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Bordit konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 8

Zyrtarët dhe Nëpunësit

1. Në rast nevoje organizata punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Zyrtari kryesor ekzekutiv Drejtori Ekzekutiv emërohet nga Kuvendi i Shoqatës.  

2. Zyrtarët duhet të punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.

Neni 9

Shpërbërja e organizatës

1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.

2. Kur të vendos për  shpërbërjen e organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit në Kosovë që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar borxhet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njejta ose të ngjajshme sikurse organizata.

Neni 10

Ndryshimet e statutit

1. Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave e anëtarëve prezentë të Kuvendit të Anëtarëve.

Neni 11

Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar

1. Bordi dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.

2. Viti financiar i organizatës do të përputhet me vitin kalendarik.

Ky statut është aprovuar në Gjakovë

29.12.2018

Nga anëtarëte Kuvendit                                                

Nënshkruar nga Përfaqësuesi i Autorizuar:

Edon Gërbani:___________________________________

Back to top button
Close
Close