Sport

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Euro 2020, vëmendja te super ndeshja Belgjikë-Portugali

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje shumë interesante në kuadër të fazës së 1/8-tës në Euro 2020.

Dita e diel do të vazhdojë me emocione të mëdha në Kampionat Evropian, teksa do të na mësojë me dy ekipe tjera kombëtare që do ta sigurojnë çerekfinalen.

Në orar janë edhe dy takime tjera interesante, ku vëmendja sigurisht që do të jetë të përballja mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Belgët dhe portugezët do të ndeshen mes vete në në ‘Estadio de La Cartuja’ të Sevillas nga ora 21:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo në mes të Holandës dhe Republikës Çeke, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në Puskas Arena Budapestit.

Fituesi i përballjes Holandë-Çeki do të ndeshet në çerekfinale me Danimarkën, ndërsa fituesi i takimit Belgjikë-Portugali do takohet me Italinë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button