Sport

Sot zhvillohen dy ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Euro 2020, Italia kërkon ta kalojë Austrinë

Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ është futur në fazën më interesante, atë të eliminimit direkt.

Pasi janë kryer të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, janë mësuar 16 kombëtaret më të mira në Evropë që do të kërkojnë triumfin e madh në këtë kampionat.

Për ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt, ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para çerekfinaliste.

Ndeshja e parë në program është ajo mes Kombëtares së Uellsit dhe asaj të Danimarkës.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin legjendar ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

E ndeshja kryesore e ditës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 ku Italia dhe Austria përballen mes vete.

Italianët janë favorit për të kaluar tutje, por austriakët janë shumë të papërshtatshëm dhe synojnë befasinë.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Wembley në Londër.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button