Sport

Low vlerëson lartë Hungarinë dhe ndihet i lumtur me kualifikimin e Gjermanisë

Trajner i Gjermanisë, Joachim Low ndihet i lumtur me kualifikimin e kombëtares së tij, edhe përkundër barazimit ndaj Hungarisë.

Gjermania barazoi me rezultat 2-2 ndaj Hungarisë në ndeshjen e tretë të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Golat për gjermanët u shënuan nga Kai Havertz (66’) dhe Leon Goretzka (84’), ndërsa për hungarezët shënuan Adam Szalai (11’) dhe Andras Schafer (68’).

Ky barazim bërë që gjermanët të kalojnë tutje grupin nga vendi i dytë dhe kjo e ka lumturuar trajnerin Low, ndërsa hungarezët janë eliminuar tashmë.

“Treguam një moral të madh, por gjithashtu bëmë edhe gabime. Ishte mirë të shihnim se luftuam shumë derisa morëm golin e barazimit. Ishte një ndeshje nervoze. E dinim që Hungaria do të jepte gjithçka. Jam thjesht i lumtur që kemi kaluar në këtë grup”, ka thënë fillimisht Low pas ndeshjes.

“Të gjitha ekipet ‘e vogla’ investojnë shumë punë dhe mbrojnë mirë. Hungaria luajti me dhjetë lojtar në gjysmën e tyre dhe ata nuk kishin asgjë për të humbur”.

“Është shumë mirë që kaluam tutje nga ky grup i vështirë. Tani ne mund të presim me padurim ndeshjen kundër Anglisë”.

“Ndeshja ndaj Hungarisë ishte njëra nga ndeshjet më të vështira ndonjëherë. Hungaria mund t’ju çojë në dëshpërim me organizimin e tyre mbrojtës”, përfundoi trajneri i Gjermanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button