Sport

Sportistët e Kosovës do të jenë të veshur bardhë e kaltër në Lojërat Olimpike në Tokio

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bën prezantimin e uniformës së ekipit olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se
ngjyrat bazë të uniformave janë bardhë e kaltër.

“Sot e kemi prezantimin e uniformave të
Komitetit Olimpik të Kosovës. Ne kemi pranuar sasi të konsiderueshme të uniformave
ku kualiteti ka qenë mjaft i mirë dhe na kanë ardhur me kohe. Kosova merr pjesë
me 11 atletë në Tokyo 2020 dhe 6 norma olimpike. Element bazë janë ngjyrat e
flamurit bardh, katërt. Ekipi jonë do të jetë në Tokyo me ngjyra të flamurit”.

Sportisti në mundje, Egzon Shala, tha se janë
të përgatitur mjaftueshëm për Lojërat Olimpike.

“Është hera e parë që jemi duke udhëtuar
në gara kaq të rëndësishme dhe ka simbolet e lashta ilire dhe jemi përgatitur
qe një kohë për këto gara dhe besojë se do të kemi sukses dhe pritjet tona janë
se do të futemi në garën e medaljes”.

Trajneri, Besim Brahimi, shtoi se jemi duke i
bërë përgatitjet në Kosovë.

“Janë duke na ecur mirë dhe falënderojë
KOK për përkrahje si grup i boksit dhe pres t’i sjellim medalje”.

Përfaqësuesja i laboratorit “Olive”,
Antigona Cenaj tha se në emër të laborantit ndihemi të lumtur për këtë bashkëpunim.

“Edhe ne kemi të njëjtin synim të jemi
kampion në fushën tonë”.

Dhe krejt në fund nënshkruan kontratë 4 vjeçare e KOK-ut me laboratorin “Olive”.

Sportistët e kosovës do të jenë të veshur bardhë e kaltër në lojërat olimpike në tokio
Sportistët e kosovës do të jenë të veshur bardhë e kaltër në lojërat olimpike në tokio » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button