Sport

Solskjaer thotë se nuk deshi të tregonte mosrespekt ndaj Romës- pas postimeve acaruese që pranoi

Ole Gunnar Solskjaer ka tentuar të lehtësojë situatën e tensionuar me tifozët e Romës përpara ndeshjes gjysmëfinale të Manchester United në Ligën e Evropës.

Trajneri norvegjez ka ndjerë zemërimin e ultrasve të Giallorossëve pasi ata vendosën posterë të tij jashtë terrenit të klubit, pas komenteve që shefi i United kishte bërë në media.

Pasi United rezervoi vendin e tyre në katër më të mirat e garës, Solskjaer u tha mediave se nuk dinte për kundërshtarët e tij të ardhshëm, të cilët tifozët e Romës e pranuan jo edhe aq mirë.

Me tërbim, posterë të mëdhenj të Solskjaer u vendosën jashtë kompleksit të trajnimit në kryeqytetin italian i cili kujton fjalët e Norvegjezit “Unë nuk i njoh dhe nuk i kam parë të luajnë”, pasuar nga komenti ‘sigurohuni që ai të na kujtojë’.

Të mërkurën Solskjaer trajtoi këtë çështje gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.

Ai tha: “Ai [koment] ishte menjëherë pas ndeshjes, unë thjesht u lehtësova që kishim kaluar tutje. Unë i kam parë, por nuk i kam analizuar në thellësi për t’i dhënë respekt të mjaftueshëm”.

“[Roma është] një klub fantastik. Unë kam një fanellë të Tottit dhe një të De Rossit që i ndërrova me ta! Ne i kemi analizuar që atëherë”.

Roma kanë përparuar në fazat e fundit pasi mposhtën gjigantin holandez Ajax, dhe tani po të tentojnë Unitedit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button