Sport

Shumë afër mrekullisë, pavarësisht se dhuroi spektakël, Drita eleminohet nga Feyenoord

Drita është mposhtur ndaj Feyenoordit me rezultat 3-2, shkruan Insajderi.

Gjilanasit patën paraqitje tejet solide, ku shumë herë rrezikuan seriozisht gjigandët holandez.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola nga skuadra holandeze, të cilët edhe siguruan kalimin tutje të tyre.

Pas kësaj fitore, ata do të përballen me Luzernin në ndeshjen e fundit kualifikuese për “UEFA Conference League”.


Feyenoord shënon golin e epërsisë

Feyenoord ka arritur të kalojë në epërsi në minutat e fundit të ndeshjes.

Golin e shënoi Guss Til në minutën e 90-të të ndeshjes, ku edhe kompletoi hat-trickun e tij.


Feyenoord barazon rezultatin kundër Dritës

Feyenoord ka arritur të barazoj rezultatin në përballje me Dritën

Golin e shënoi Guus Til në minutën e 68-të të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Dritës dhe Feyenoordit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dritës dhe Feyenoordit.

Gjilanasit patën paraqitje dinjitoze kundër holandezëve, ku arritën të shënojnë dy gola të shpejtë brenda katër minutave.

I pari për bardhekaltrit që shënoi ishte Marko Simonovski, pastaj edhe Astrit Fazliu.

Golin e vetëm për këtë ndeshje të skuadrës holandeze e shënoi Guus Til.


Kalon në epërsi Drita

Drita ka arritur të kalojë në epërsi përball Feyenordit

Golin e shënoi Astrit Fazliu në minutën e 16-të të ndeshjes. Ky gol erdhi pas një gabimi nga mbrojtja e holandezëve.


Barazon rezultatin Drita

Drita ka arritur të barazoj rezultatin kundër Feyenoordit

Golin e shënoi Marko Simonovski në minutën e 12-të të ndeshjes


Feyenoord arrinë të kalojë në epërsi ndaj Dritës.

Feyenoord ka arritur të kalojë në erpërsi ndaj Dritës.

Golin e shënoi  Guus Til në minutën e shtatë të ndeshjes.

Til ishte i harruar tërësisht nga mbrojtja e gjilanasve, ku pastaj edhe shënoi me kokë.


Fillon ndeshja mes Feyenoord dhe Dritës./AM

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button