Sport

Shtyhet festa e titullit, Bayerni mposhtet befasisht nga Mainzi

Bayern Munichu ka humbur në udhëtim te Mainzi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Bavarezët janë ndalur me humbje nga Mainzi pas shumë e shumë ndeshjeve me fitore dhe barazim në kampionatin gjerman.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta, por vendasit ishin shumë më konkret duke tundur dy herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë me anë të Jonathan Burkardt, i cili shënoi për 1-0.

Vendasit ishin ‘vrasës’ edhe në minutën e 37-të me anë të Robin Quaison, i cili shënoi për 2-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, Bavarezët ishin larg skuadër më e mirë duke krijuar shumë raste dhe dominuar ndeshjen.

Megjithatë, golin e vetëm e gjetën në minutat shtesë me anë të Robert Lewandowskit (90+), i cili shënoi për 2-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet ende në pozitën e parë me 71 pikë, ndërsa Mainzi në pozitën e 12-të me 34 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Borussia Monchengladbach, ndërsa Mainzi është nikoqir i Hertha Berlinit. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button