Sport

Shqipëria U-21 tregohet bindëse ndaj Andorrës U-21

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, duke munduar pastër 3-0 Andorrën në transfertë, falë golave të Armando Brojas, Anis Mehmetit dhe autogolit të Alvarez. Një nisje e këtillë ishte premtuar edhe nga trajneri Bushi një ditë parë, kur u shpreh se skuadra ka punuar mirë dhe do të tregojë cilësitë në lojë.

Pjesa e parë nisi e kujdeshme, me kuqezinjtë që po studionin kundërshtarin dhe kërkonin të ambientoheshin shpejt me fushën sintetike. Pas 10 minutave të para mekanizmat sulmues fillojnë të funksionojnë dhe kuqezinjtë afrohen në portën e Andorrës.

Goli i parë do të vinte në minutën 17-të me Armando Brojan, që shënon një gol tipik të tijin, duke i vjedhur topin mbrojtjes kundërshtare dhe duke arritur të zhbllokojë ndeshjen. Goli qetëson kuqezinjtë që në minutën e 43-tē gjejnë dhe golin e dytë me anë të Anis Mehmetit që shndërron në gol një penallti të fituar nga Dobra.

Me avantazhin e dy golave mbyllet fraksioni i parë. Në të dytin skuadra e Bushit nuk e ul ritmin dhe gjen golin e tretë në të 63-tën me autogolin e Alvarez, që nuk kishte mundësi tjetër duke parë aksionin e shkëlqyer të 21 vjeçarëve tanë. Në minutat e fundit ka edhe shanse të tjera shënimi por gjithçka përfundon 3-0. Nisje e shkëlqyer e edicionit eliminator.

Në datë 8 qershor, Shqipëria U-21 do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë në Sofie, ndeshje që do ti shërbejë trajnerit Bushi për të provuar të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button