Sport

Rusia mposht Finlandën, merr fitoren e parë në grup

Rusia ka marr fitoren e parë në Grupin B ndaj Finlandës me rezultat 1-0.

Ndeshja filloi me gol, pasi qysh në minutën e 4-të, ku finlandezët shënuan.

Ishte Joel Pohjanpalo që shënoi me kokë, por pas rishikimit në VAR, ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Rusia më pas u aktivizua me rastet e tyre, duke rrezikuar me anë të Magomed Ozdoev (10), por që goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.

Pohjanpalo kishte një tjetër rast të mirë në minutën e 21-të, mirëpo goditja e tij u bllokua.

Derisa po shkonin sekondat e fundit të pjesës së parë, Rusia kaloi në epërsi me anët të Aleksey Miranchuk që shënoi në minutën 45+2.

Pjesën e dytë sikurse të parën finlandezët e nisën më mirë, duke rrezikuar me Teemu Pukkin, por nuk shënoi.

Rusia rrezikoi me Aleksander Golovin, por as ky nuk ishte i saktë.

Dy minuta më pas Pukki sërish kishte rast, por Sefanov ishte në vend.

Rastet e fundit në ndeshje iu takuan rusëve, që rrezikuan me Rifat Zhemaletinov dhe Daler Kuyzyayev, por rezultati nuk u ndryshua.

Me këtë fitore Rusia hap grupin, duke marr tri pikët e para, aq sa ka Finlanda dhe Belgjika.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button