Sport

Rakitic: Messi është sikur video-lojë, jam krenar që kam luajtur me të

Ivan Rakitic ka folur për gjashtë vitet e kaluara duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë, duke thënë se vazhdimësia dhe aftësitë e ish-bashkëlojtarit të tij i ngjasojnë video-lojërave.

Rakitic iu bashkua Barcelonës në 2014, para se të largohej nga Camp Nou për t’u kthyer në Sevilla këtë sezon.

Në një intervistë për Goal, 33-vjeçari foli për kohën me Messin dhe tregoi se çfarë i uron argjentinasit për të ardhmen.

“Një lojtar gjithmonë dëshiron të garojë dhe t’i shijojë lojtarët më të mirë dhe kur ai është më i miri i të gjitha kohëve, edhe më mirë. Ishin gjashtë vite të jashtëzakonshme, ku mësova shumë gjëra”, tha Rakitic për Messin.

“E shikoj Leon, i cili në nëntë sezone radhazi i shënoi të paktën nga30 gola, duket sikur video-lojë. Nëse luan PlayStation, të thonë se po tallesh me njerëz dhe se i di të gjitha trikat. Është diçka që e shijon çdo ditë”, shtoi ai.

“Jam shumë krenar që i kam kaluar aq shumë vite me të, që kam luftuar për shumë tituj me të dhe që kam fituar kaq shumë tituj me të”, nënvizoi ai. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button