Sport

Pulisic: Nuk jam duke provuar të bëhem si Hazard

Sulmuesi i Chelseas, Christian Pulisic nuk është i interesuar të krahasohet me legjendën e klubit, Eden Hazard.

Pulisic iu bashkua “Bluve” nga Dortmund në vitin 2019, pak kohë pasi Hazard kompletoi kalimin te Real Madrid, përcjellë lajmi.net.

Amerikani ka disa cilësi si Hazard, andaj është krahasuar disa herë gjatë karrierës, por 22-vjeçari ka bërë të ditur se nuk dëshiron të ndjekë hapat e belgut.

“Ishte lojtar i pabesueshëm në këtë klub. E shikoja. Nuk jam duke krahasuar vetën me të ose të provojë të bëhem si ai”.

“Jam lojtar tjetër dhe bëj më të mirën për klubin. Ishte lojtar tejet i rëndësishëm për klubin dhe është nder të dëgjojë këto krahasime, por duhet të vazhdojë më shumë”.

“Ai ka bërë shumë për klubin. Jemi duke lëvizur me ose pa të. Nuk kam luajtur asnjëherë me të, prandaj e di si është të luajmë pa të”.

“Mendoj se jemi në vend të mirë. Jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, do luajmë edhe pak këtë sezon, pra mendoj se jemi në situatë të mirë”, deklaroi ai.

Reali nesër do ta pres Chelsean në “Alfredo di Stefano”./

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button