Sport

Prishtina tashmë i di dy nga tre kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Prishtina ka arritur që për herë të pestë që nga pranimi i Kosovës në UEFA të siguroj daljen në Evropë.

Por, kjo do të jetë hera e parë që Prishtina do të përfaqësojë vendin në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Liga e Kampionëve.

Prishtina për katër vite rresht kishte luajtur në eliminatoret e Ligës së Evropës.

Më 22 qershor në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn, zhvillohen nga një ndeshje gjysmëfinale të raundit preliminar, kurse pas tre ditësh, më 25 qershor zhvillohet finalja fituesja e së cilës kualifikohet në raundin e parë.

Shorti i raundit preliminar, aty nga ku Prishtina e nis misionin, hedhet me 8 qershor. Kurse i raundit të parë me 15 qershor dhe i raundit të dytë me 16 qershor.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani janë kampionët e Kosovës, Prishtina, e Ishujve Faroe e cila u shpall në vitin 2020, skuadra më e njohur e këtij vendi, HB Havnar Boltfelag nga Torshavn dhe ajo e Andorrës, Inter Club nga d’Escaldes.

Ndërkohë, kampioni i San Marinos përcaktohet në duelin e tyre direkt këtë të shtunë ndërmjet La Fiorita dhe Folgore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button