Sport

Prishtina siguroi kualifikimin në raundin tjetër të “Conference League”

Prishtina ka arritur të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër të “UEFA Conference League” pasi ka mposhtur Connah’s Quay Nomads me rezultat të përgjithshëm 6-5, shkruan Insajderi.

Në pjesën e dytë prishtinasit lëshuan tërësisht tempon e lojës ku edhe pësuan tre gola nga vendasit.

Pavarësisht se humbën ndeshjen kthyeses me rezultat 4-2, ata kishin komoditet pasi kishin fituar përballjen e parë me rezultat 4-1.

Pas kësaj ndeshje, ata në raundin tjetër do të përballen me skuadrën norvegjeze, Bodo Glimt.


CQ Nomads shënon edhe golin e katërt të ndeshjes

CQ Nomads ka arritur të shënoi golin e katërt në ndeshjen kundër Prishtinës.

Callum Morris shënoi nga pika e bardhë për të qëndruar me dy gola epërsi për këtë ndeshje, por jo edhe për rezultatin e përgjithshëm.


CQ Nomads kalon në epërsi ndaj Prishtinës

CQ Nomads ka arritur të kalojë në epërsi kundër Prishtinës.

Golin për vendasit e shënoi autori i golit të parë për ta, Jamie Insall.


Barazon rezultatin CQ Nomads

CQ Nomads ka arritur të barazoj rezultatin kundër Prishtinës

Golin për vendasit e shnëoi George Horan në minutën e 47-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi në rastin e parë të krijuar në pjesën e dytë nga uellsianët.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes CQ Nomads dhe Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-2 në mes CQ Nomads dhe Prishtinës.

Kampionët e Kosovës patën paraqitje shumë të mirë, ku edhe shënuan dy gola.

Fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes Jamie Insall.

Pastaj Endrit Krasniqi shënoi dy herë për t’i siguruar epërsinë prishtinasve.


Kalon në epërsi Prishtina

Prishtina ka arritur të kalojë në epërsi kundër CQ Nomads

Golin për kryeqytetasit e shënoi sërish Endrit Krasniqi në minutën e  36-të.

Ky gol erdhi pas një gabimi të portierit të vendasve.


Barazon rezultatin Prishtina

Prishtina ka arritur të barazoj rezultatin kundër CQ Nomads

Golin e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 29-të.


Nomads kalon në epërsi ndaj Prishtinës

Skuadra Connah’s Quay Nomads kanë arritur të kalojnë në epërsi.

Golin e shënoi Jamie Insall në minutën e katërt të ndeshjes.

Insall shënoi me kokë nga ndërprerja.


Fillon ndeshja mes CQ Nomads dhe Prishtinës./AM

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button