Sport

Presidentja Osmani priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike. Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës. Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button