Sport

Pjanic pritet të rikthehet te Juventusi pas konfirmimit te Koeman se qëndron te Barcelona

Miralem Pjanic është shumë afër që të rikthehet te Juventusi, vetëm një vit pas largimit.

Mesfushori boshnjak nuk është i lumtur te Barcelona, sidomos pas konfirmimit të Ronald Koeman se do të qëndrojë në klub.

Kështu, Diario Sport raporton se Pjanic është shumë afër të rikthehet te Zonja e Vjetër në formë huazimi me të drejt blerje në fund të serzonit 2021/22.

Massimmiliano Allegri u rikthye te Biankonerët dhe ka kërkuar që me të jetë edhe mesfushori për të realizuar qëllimet e tij.

Juventusi e ka vëmendjen në Ligën  e Kampionëve dhe kërkon që me rikthimin e italianit, të tentojnë sërish të shkojnë deri në finale.

Kujtojmë se Pjanic ishte shkëmbyer me Arthur Melon në verën e kaluar, gjersa tani është afër të rikthehet në Torino. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button