Sport

NBA: Bucks e shënojnë fitoren e tetë radhazi

Emocione dhe surpriza në ndeshjet e radhës në NBA. Vjen fitorja e tetë radhazi për Milwaukee Bucks, skuadra e dytë më e mirë, për momentin, në Konferencën e Lindjes, e cila triumfoi me rezultat të ngushtë 121-119 ndaj Boston Celtics.

Në një mbrëmje jo të zakonshme për Antetokoumpon, që shënoi vetëm 13 pikë, rezultoi vendimtar Khris Middleton me 27 pikë dhe 13 “rebound”, ndërsa miqve nuk u mjaftoi “double-double” i Jaylen Brown, që e mbylli takimin me 24 pikë dhe 10 “rebound”.

Vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Konferencës së Lindjes Utah Jazz, që kaluan lehtësisht Brooklyn Nets 118-88. Shënuesi më i mirë rezultoi Donovan Mitchell me 27 pikë, ndërsa për Nets, që nuk kishin në këtë përballje shërbimet e James Harden dhe Kyrie Irving, spikati Tyler Johnson me 23 pikë dhe 15 “rebound”, shifra që nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.

Fitore në trasfertë për Los Angeles Clippers, që iu imponuan me rezultat të thellë 134-101 San Antonio Spurs. Kalifornianët i udhëhoqi drejt suksesit Kawhi Leonard, autor i 25 pikëve, pa i hequr meritat Marcus Morris, që shtoi 20 pikë të tjerë për Clippers.

Kthehen te suksesi Toronto Raptors, që mposhtën Denver Nuggets 135-111. Rrëmbeu skenën si më i miri i takimit Pascal Siakam me 27 pikë, ndërsa skuadrës nga Colorado nuk i mjaftoi “double-double” i Nikola Jokicit: 20 pikë dhe 10 “rebound”.

Fitojnë në transfertë edhe Dallas Mavericks, me rezultatin 108-128 në parketin e Minnesotas. Në radhët e teksanëve spikati me 29 pikë Kristaps Porzingis, ndërsa për Timberwolves shënoi po 29 pikë Anthony Edwards.

Rezultatet:

Indiana-Detroit 116-111

Milwaukee-Boston 121-119

Toronto-Denver 135-111

Chicago-Cleveland 94-103

Houston-Charlotte 97-122

Minnesota-Dallas 108-128

Oklahoma-Memphis 107-116

Orlando-Phoenix 112-111

San Antonio-Los Angeles Clippers 101-134

Sacramento-Atlanta 110-108

Utah-Brooklyn 118-88

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button