Sport

Muharrem Sahiti me fjalë prekëse për Zekirja Shahinin, që vdiq dje

Ish-ndihmëstrajneri i Kombëtares së Kosovës dhe tash drejtori sportiv i ekipit, Muharrem Sahiti nuk po mund të pajtohet me faktin që Zekirja Shahini ka vdekur.

Shahini ishte përfaqësues i FFK-së në Zvicër dhe kontribues i madh i ekipit kombëtar të Kosovës.

Muharrem Sahiti në një rrëfim për Express ka treguar për lidhjen e fortë që kishte me Zekirja Shahinin.

“Iku dhe na la një prej njerëzve më pozitiv që kam njohur, iku dhe na la Zeki, njeriu që kurrë nuk kurseu asgjë për Kosovën, as si shtet e as si ekip. Energjia, vullnet, pasioni për futbollin e për Kosovën dhe kontributi për shumë çështje kombëtare e humane, ishin virtytet që Zekin e bënin jo vetëm të veçantë e të dashur, por edhe të pazëvendësueshëm, jo vetëm për familjen e shoqërinë e afërt, por për gjithë shoqërinë kosovare dhe komunitetin shqiptar në Zvicër. Lidhja ime me të shkonte përtej shoqërisë dhe miqësisë, ishim në lidhje familjare, por në të vërtetë më ishte si vëlla! Familja Shahini humbi njërin prej anëtarëve të saj më të ngushtë, por Zeki nuk ishte vetëm i tyri, ai ishte po aq edhe i shoqërisë, miqve e i tërë Kosovës, prandaj me ikjen e tij, humbëm shumë të gjithë ne! Zeki, dritë të pastë shpirti, na le shumë herët, por shpresoj që së paku tani do të prehesh në paqe e qetësi” – rrëfeu Sahiti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button