Sport

Mourinho emëron mbrojtësin më të mirë aktualisht në botë para fillimit të Euro 2020

Jose Mourinho i ka thur elozhe mbrojtësit të Manchester Cityt, Ruben Dias, para fillimit të Kampionatit Evropian.

Mbrojtësi portugez arriti të lë gjurmë qysh në edicionin e tij të parë te Citizens, pas kalimit të tij prej 70 milionësh nga Benfica në shtator të vitit të kaluar.

Dias ishte i pazëvendësueshëm te City, me Pep Guardiolën që e aktivizoi në plotë 32 paraqitje.

Mourinho emëron mbrojtësin më të mirë aktualisht në botë para fillimit të euro 2020
Mourinho emëron mbrojtësin më të mirë aktualisht në botë para fillimit të euro 2020 » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Ata fituan Ligën Premier dhe Carabao Cup, por u mposhtën 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Mourinho e ka përshkaruar atë si mbrojtësin më të mirë aktualisht në botë, duke thënë se aftësitë e tij janë të mrekullueshme.

“Ruben Dias është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë Special One në një intervistë për The Sun.

“Me kalimin te tij te Liga Premier me Manchester Cityn, ai po fiton njohuri të reja. Ai është një mbrojtës fantastik”.

“Pas tij është Pepe, si një 38-vjeçasr, ai ka shumë eksperiencë. Kjo gjë mund të forcojë Portugalinë dhe po ashtu kanë sulmues të talentuar”, ka shtuar më tej Mourinho.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button