Sport

Morina e FFK-së: Muriq nuk do të jetë pjesëmarrës në tri ndeshje, si masë disiplinore

Zyrtarja për marketing në FFK, Alba Morina, ka folur rreth prezantimit të logos së re të kësaj federate së bashku me fanellën e re.

E ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo u shpreh se Federata e Futbollit e Kosovës është në proces të ribrendimit dhe se logoja është veç pikënisje.

“Logoja e re është dhurate prej UEFA-s në raport me FFK-në. UEFA e ka bërë si dhuratë procesin dhe çështjen e kostos financiare dhe këtë punë ia ka dhënë një kompanie të brendshme të UEFA-s. Ne kemi qenë në kontakt me ta dhe i kemi treguar se çka po duam e që në logo të ketë elemente që tregojnë një pjesë të historisë e lashtësisë sonë”.

“Kjo logo ka qenë në koordinancë të plotë me gjithë. Kemi treguar se çka po duam të kemi në atë logo. Ka qenë insistimi që të kthehet ngjyra e flamurit tonë, pra ngjyra e artë, dhe kemi dërguar elemente me të cilat do të mund të punohet logoja që do ta prezantojë vendin tonë – Dardaninë. Edhe topi është i pranishëm në logo, edhe pse nuk është i plotë”.

Zyrtarja e FFK-së foli edhe në lidhje me ngjarjet e fundit në klubin e kombëtares sonë, duke thënë se Arijanet Muriq është përjashtuar nga kampi dhe se nuk do të jetë pjesëmarrës në tri lojëra si masë disiplinore, duke mos dashur të tregojë se për çfarë saktësisht është ndëshkuar.

Morina po ashtu përgënjeshtroi lajmin se ai kishte pasur përleshje fizike me futbollistin Edon Zhegrova.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button