Sport

KFF Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës, fiton bindshëm ndaj Kosova VR

Kff Mitrovica katër ditë pasi fituan Supërligën, u kurorëzuan me titullin Kampion në Kupën e Kosovës në Futboll.

Trofeun në duart e tyre e dorëzoi ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova

Mitrovicaset kampione u shpallën duke e mposhtur ekipin e Kosova VR, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat të thellë, 6-0.

Autoret e golave të kësaj përballje ishin: Kaltrina Biçkaj me 3, Donjeta Halilaj me 2 dhe Donjeta Kryeziu me një realizim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button