Sport

Mirlind Daku reagon pasi nuk u ftua nga Bernard Challandes

Mirlind Daku ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për mosftesën te Kosova nga trajneri, Bernard Challandes.Sulmuesi më i mirë në Superligë me 25 gola, beson se e ka merituar ftesën te “Dardanët”.

Sido që të jetë, ai thotë se e respekton vendimin e trajnerit dhe krejt çka i mbetet atij, është të luftojë për t’ia ndërruar mendjen në të ardhmen.

Postimi i Dakut në Facebook:

Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar, Ju falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin.

E ndjej obiligim të ju drejtohet pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes. Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja.

Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar.

Ju premtoj se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes.

Me respekt, Mirlind Daku!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button