Sport

Mbyllet pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Austrisë dhe Maqedonisë në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

45 minutat e parë ishin mjaft produktiv, pasi u shënuan dy gola.

Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.

Mbyllet pjesa e parë mes austrisë dhe maqedonisë së veriut

Por, maqedonasit nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1.

Ishte Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28-të.

Mbyllet pjesa e parë mes austrisë dhe maqedonisë së veriut

Austriakët filluan më pas të tregoheshin më të kujdesshëm, mirëpo edhe që lëshuan raste shënimi.

Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë së paku edhe një gol, ndërsa në formacionin e Maqedonisë së Veriut janë duke luajtur katër lojtarë si, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Arijan Ademi. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button