Sport

Marrëveshja drejt finalizimit, Roma siguron shërbimet e Rui Patricios

Rui Patricio mund të quhet një portier i ri i Romës, edhe pse zyrtarizimi ende mungon.

Pas shumë negociatave me agjentët e portierit, është arritur më në fund marrëveshja.

Sipas La Gazzetta dello Sport , portieri i Kombëtares portugeze ka pranuar me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian, ku do të punojë nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Jose Mourinho.

33-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Romën, nga e cila do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon.

Roma kishte edhe opsione tjera për portën si Matteo Gollini e Juan Musso, por në fund vendosën për përvojën e portugezit.

Në anën tjetër negociatat mes Romës dhe Wolverhampton janë drejt fundit pasi janë afër marrëveshjes.

Gjithnjë sipas mediave në Itali, Roma do të paguajë gjashtë milionë euro te Wolves për transferimin e portugezit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button