Sport

La Liga 2021 – 2026 ekskluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa

ARTMOTION dhe KUJTESA kanë siguruar të drejtat e transmetimit ekskluziv të kampionatit spanjoll të fubollit LA LIGA për pesë sezonet e ardhshme.

Kampionati më i ndjekur në botë, vjen eksluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa si një dhuratë e çmuar për abonentët e vet.

Nga ky vit 2021 e deri më 2026, për pesë sezone rresht, Artmotion dhe Kujtesa do të jenë adresat e vetme dhe ekskluzive të kampionatit më atraktiv në botën e futbollit, LA LIGA e cila do të debutoj këtë vjeshtë.

LA LIGA sjell cdo javë në Kosovë
superduelet më të mira, me emocionet e papërshkruara që dhurojnë vetëm spanjollët.
Pavarësisht nëse jeni tifoz i Barcelonës, Real Madridit apo Atletikos, ekipi
juaj i preferuar do të shfaqet në ekrane duke ua shtuar adrenalinën.

Me nënshkrimin e kontratës
zyrtare për 5 vitet e ardhshme të LA LIGA, Artmotion dhe Kujtesa vulosin
pozitën e tyre lider në tregun kosovar duke sjell tek JU, ngjarjet më të
rëndësishme në botë. Krahas LA Ligës, në platformat ArtMotion dhe Kujtesa do te
transmetohen ekskluzivisht edhe tri ligat më prestigjioze evropiane si:
Champions League, Europa League dhe Conference League e cila do të debutoj këtë
vjeshtë. Për adhuruesit e basketbollit ju sjellim FBK, NBA, por nuk mungon as
Formula 1 dhe Moto GP. Lista vetëm vazhdon.

Artmotion dhe Kujtesa si
platforma të fuqishme vendore janë të vetmet të cilat krahas sportit ofrojnë përmbatjen
më të pasur televizive që ua mundëson abonuesve të tyre të jenë të ngërthyer
para ekranit dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Jini të vëmendshëm, risitë nuk
kanë të ndalur !

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button