Sport

Koeman përgjigjet rreth ofertës së PSG-së për Messin

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë fjalën e tij pas thashethemeve të pandërprera në lidhje me ofertën e Paris Saint-Germain për Lionel Messi.

Barcelona po bëhet gati për ndeshjen e sotme ndaj Granadas në La Liga, ndërsa Koeman e bëri të qartë se ai shpreson që Messi mbetet në Camp Nou.

“Unë nuk jam i interesuar për PSG-në, nuk e di nëse është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Koeman, i pyetur në lidhje me raportet e fundit për ofertën e klubit francez për Messin.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne. Për mua, ai duhet të përfundojë këtu sepse ai e ka kaluar tërë jetën këtu, por në fund të fundit është një vendim që ai do të duhet të marrë”.

“Kjo nuk më shqetëson aspak, unë jam përqendruar në fitoren e nesërme (e enjte)”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Raportet kanë dalë në Brazil që sugjerojnë se PSG është gati të ofrojë një kontratë të majme për yllin argjentinas.

Klubi francez thuhet të jetë i gatshëm t’i ofrojë 33-vjeçarit një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin e një viti tjetër, si dhe duke ofruar kushte më fitimprurëse sesa mund të përballojë Barcelona.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button