Sport

Klopp humbet yllin e ekipit për ndeshjet vendimtare për Champions

Jurgen Klopp është dashur të bëjë pa shumë titullarë për shumë kohë dhe kjo bëri që të humbasë terren si në luftën për titull ashtu edhe në garën për një vend në Champions League.

Edhe pse shpresat janë ende aty kur po afrohet fundi, sot ka ardhur lajmi tjetër i hidhur i një dëmtimi të ri. Bëhet fjalë për portugezin që ka qenë më ndikues që kur është transferuar: Diogo Jota.

Ish-lojtari i Wolves ka pësuar një dëmtim në gju dhe sipas gazetarit Matt Critchley “ka humbur sezonin dhe nuk do të jetë për ndeshjet e fundit”.

Këtë sezon në Premier, Jota ka luajtur 18 ndeshje duke shënuar 9 gola.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button