Sport

Në këtë ditë Loriana Kuka fillon garat në xhudo

E mërkura ishte ditë pushimi për sportistët kosovar në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokyo, shkruan Insajderi.

Loriana Kuka garën e saj në xhudo do e nis mëngjesin e së enjtes.

Garat e xhudos nisin në orën 4:00 sipas kohës sonë lokale, por, Kuka e ka kaluar pa luftë raundin e parë, derisa garat i nis rreth orës 5:00.

Loriana aktualisht është medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, e cila garon në kategorinë -78kg.

Xhudistja kosovare po shihet si shpresa e radhës për t’i sjell Kosovës edhe një medalje olimpike, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës të cilat fituan të artën.

Pas Kukës, në garë për medalje do të jenë edhe dy sportistët tjerë, Musa Hajdari në atletikë dhe Egzon Shala në mundje./AM

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button