Sport

Interi transferon portierin 38-vjeçar, Alex Cordaz

Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka transferuar portierin Alex Cordaz.

Nerazzurët kanë arritur marrëveshje me veteranin që ka dalë nga akademia e tyre, transmeton Klan Kosova.

Transferimi i 38-vjeçarit është konfirmuar zyrtarisht nga faqet zyrtare të klubit zikaltër.

“Portieri 38-vjeçar më parë ishte pjesë e sektorit rinor të Nerazzurëve, duke fituar Scudetton me klubin Primavera dhe Kupën Viareggio në tre sezone”.

“Ai tani ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor të vitit 2022. Mirë se vini Alex”, thuhet në njoftimin e Interit.

Cordoz tek zi e kaltërtit u transferua nga Cotrone.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button