Sport

Interi kërkon t’i kthehet fitores sonte

“Nerazzurri e vizitojnë Spezian, Milani e pret Sassuolon e Juventusi do të ketë punë me Parmën, në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A

Interi do të mundohet t’i kthehet fitores sonte pasi u ndal në fundjavë nga Napoli.

“Nerazzurri” do ta vizitojnë Spezian në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit italian.

Aktualisht, Zikaltrit i kanë nëntë pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Milani.

Spezia, nga ana e saj do të ishte e kënaqur me një barazim pasi po synon t’i ikën zonës së ekipeve të rrezikuara për të rënë nga liga.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Milani do ta kërkojë fitoren ndaj Sassuolos dhe do ta presë më pas një gabim eventual të liderit.

Rossoneri sa herë që luajnë me ekipin gjelbër e zi hasin në vështirësi.

Por, Ibrahimovic me shokë do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi pasi shpresojnë ende në titull të kampionit.

Edhe Sassuolo kërkon pikë në takimin që fillon në orën 18:30.

Në tri pikë sonte llogarit edhe Juventusi, i cili e pret Parmën.

“Bianconeri” nuk po e kalojnë një sezon pozitiv dhe pikët i kanë të domosdoshme për të mbetur në zonën Champions.

Nga ana tjetër, Parma gjendet në pozitën e parafundit, thuajse e dorëzuar për të rënë nga liga.

Edhe kjo ndeshje fillon në orën 20:45.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button