Sport

Inter-Sassuolo do të luhet më 7 prill

Inter-Sassuolo do të luhet më 7 prill në orën 18:45, në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet edhe Juventus-Napoli, ka njoftuar Lega Calcio.

Ndeshja është dashur të luhej të shtunën e kaluar, por u shty për shkak se në kampin “nerazzurr”, katër lojtarë të Interit dolën pozitiv me koronavirus. Lega Serie A ka konfirmuar se takimi i xhiros së 28 do të luhet më 7 prill, njësoj si ajo ndërmjet Juventusit e Napolit. Është ndeshje e mbetur e xhiros së tretë në elitën e futbollit italian. Napoli nuk udhëtoi në Torino për shkak të dy lojtarëve që dolën pozitiv me virus.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button