Sport

Ibrahimovic nuk luan për të 16-tën herë këtë sezon

Zlatan Ibrahimovic nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Sassuolos dhe kjo është hera e 16-të që sulmuesi veteran i mungon Milanit këtë sezon.

39-vjeçari ka probleme muskulore, ashtu që nuk ishte në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për sfidën e të mërkurës.

Mungesa nda Neroverdi shënon herën e 16-të që Ibra nuk luan në edicionin 2020/2021 dhe deri më tani ka munguar në katër ndeshje të Ligës së Evropës dhe 12 në Serie A.

Megjithatë, ai ka arritur t’i shënojë 15 gola në 17 paraqitje në kampionatin italian gjatë këtij sezoni, ndërsa Rossonerët pozicionohen në vend të dytë.

Ndeshjet në të cilat ka munguar Zlatan Ibrahimovic për shkak të lëndimeve në sezonin 2020/2021:

Liga e Evropës: Lille, Celtic, Sparta Prague, Manchester United.
Serie A: Fiorentina, Sampdoria, Parma, Genoa, Sassuolo, Lazio, Benevento, Juventus, Udinese, Verona, Napoli, Sassuolo.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button